Dorian Kërçiku bëhet “tradhtar”, zyrtarizohet te Partizani

schedule15:10 - 7 Janar, 2020

schedule 15:10 - 7 Janar, 2020

Befasia e madhe. Dorian Kërçiku u zyrtarizua pjesë e Bylisit fillimisht, por sot është prezantuar te Partizanit., Ky vendim i mbrojtësit të djathtë me siguri nuk do të pritet mirë nga tifozët e Tiranës, për shkak të rivalitetit mes dy klubeve të kryeqytetit.

“Klubi Futbollit Partizani zyrtarizon sot arritjen e marrëveshjes me Dorian Kërçikun. Mbrojtësi i djathtë do të jetë pjesë e kampionëve në fuqi për këtë sezon futbollistik, me opsion rinovimi edhe për vitin e ardhshëm.

26-vjeçari vishet i kuq, pas eksperiencave te Skënderbeu dhe Tirana. Gjithashtu Kërçiku ka qenë edhe pjesë e ekipeve përfaqësuese U-19 dhe U-21 të Shqipërisë. Mbrojtësi do t’i bashkohet menjëherë skuadrës në Antalia për tu vënë në dispozicion të trajnerit Adolfo Sormani”, thuhet në njoftimin e Partizanit.

Kërçiku ka thënë edhe fjalët e para pas firmës: “Jam mjaft entuziast që jam pjesë e Partizanit. Kam ardhur te skuadra kampione në fuqi e Shqipërisë , besoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme për karrierën time. Te Partizani do të kem mundësinë të përmirësohem edhe më shumë profesionalisht dhe shpresoj të realizoj objektivat madhor që klubi synon edhe këtë sezon”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!