Dorëzohet flamuri olimpik, ceremonia e ekipit shqiptar në prag të Paris 2024

schedule14:16 - 16 Korrik, 2024

schedule 14:16 - 16 Korrik, 2024

Se çfarë do të arrijmë nuk dihet, por yjeve u takonte një përcjellje.

Në Arenën Olimpike “Feti Borova” në kryeqytet u mbajt ceremonia e dorëzimit të flamurit ekipit olimpik shqiptar që do të marrë pjesë në Paris 24.

Ceremoni që përkoi me Festën Kombëtare të Francës, dhe me praninë e ambasadores franceze në Tiranë, Katerinë Suar.

Skuadra olimpike e përbërë nga 8 sportistë u argëtua nga një program artistik kërcimi të fëmijëve.

Shqipërinë do ta përfaqësojnë në Olimpiadën e Parisit dy atletë si Luiza Gega e Franko Burraj, tre mundës, që të tre të huaj, Zelimhan Abakarov, Islam Dudajev dhe Hermen Valijev, dy notarët Grisi Koxhaku e Kaltra Meça si dhe qitësja Manjola Konini.

Në ceremoninë e dorëzimit të flamurit morën pjesë Presidenti u Komitetit Olimpik Kombëtar shqiptar, Fidel Ylli, Ministrja e Arsimit e Sportit, Ogerta Manastirliu dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Flamurin ekipit shqiptar ia dorëzoi Ministrja Manastirliu, e cila ia dha kapitenes kuqezi, ish-kampiones së Europës, Luiza Gega.

Vendi ynë nuk ka fituar ende asnjë medalje olimpike, ndryshe nga Kosova, ndërsa shpresat më të mëdha për medalje janë nga Luiza Gega dhe mundësit.

Lojrat Olimpike në Paris nisin në 26 qershor dhe përfundojnë në 11 gusht. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!