Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dorëzohet edhe UEFA, pezullohet Champions dhe Europa League

schedule13:07 - 12 Mars, 2020

schedule 13:07 - 12 Mars, 2020

Coronavirusi është një problem serioz dhe tashmë po e kuptojnë të gjithë. Mijëra viktima kanë bërë që edhe bota e futbollit të dorëzohet, teksa janë pezulluar shumica e aktiviteteve sportive. Ka edhe shtete që kanë vendosur të luajnë me dyer të mbyllura.

Ndodhitë e dy ditëve të fundit, ku Juventusi dhe Real Madrid janë vendosur në karantinë për shkak se ka lojtarë të prekur me COVID-19, e kanë detyruar UEFA-n që të mendojë pezullimin e takimeve të Europa League dhe Champions League.

Të martën pritet që UEFA të mbajë edhe një video-konferencë, ku do të vendoset për të gjitha aktivitetet ndërkombëtare, se si do të zhvillohen. Sytë janë edhe nga Europiani, që nis në muajin qershor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!