Dorëzohet edhe “Topi i Artë”, një i ftuar special nderon “yllin” e Partizanit

schedule19:47 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 19:47 - 18 Dhjetor, 2023

Që prej orës, 18:00, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit po zhvillohet mbrëmja gala e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, “Më të mirët 2023”, nga ku do të vlerësohen me një sërë çmimesh shumë lojtarë talentë e profesionistë në Shqipëri.

Kanë filluar të shpërndahen edhe çmimet e para të mbrëmjes, ku gjithçka ka nisur me çmimet talentët e vitit, ku për vajza fituese ka dalë talentja e Vllaznisë, Klaudia Boçi, ndërsa për djemtë triumfator ka qenë, “ylli” i “bardhezinjve” të Laçit, Ledjo Tresa, si dhe të “Këpucës së Artë” për femra, ku kampione doli Valentina Troka, ndërsa për meshkuj, “bomberi” i Tiranës, Florent Hasani.

Më tej është vijuar edhe dhenia e çmimit për “Arbitrin më të mirë të vitit”, çmim të cilin e ka ftuar, arbitri goxha i njohur edhe në arenën evropiane, Enea Jorgji, me këtë të fundit, që mposhti Juxhin Xhajën dhe Eldorjan Hamitin.

Pas këtij çmimit është akorduar edhe çmimi “Trajneri i vitit 2023”, ku ish-teknikët e Kombëtares, Edi Reja e Gianni de Biasi ia kanë dorëzuar trofeun ish-“strategu” të “Bardhebluve” të Tiranës, Orges Shehi, i cili mposhti rivalitetin e Mirel Josës dhe Edlir Tetovës.

Më tej u publikua edhe formacioni i vitit 2023, ku në portë është Alan Sherri. Në krahët e mbrojtjes janë Përgjoni i Tiranës dhe Hadroj i Partizanit, me qendrën që mbulohet nga Malota i Egnatias dhe Najdovski i Tiranës. Në mesfushë janë vendosur 2 “rrogozhinas”, Fernando e Aleksi, ndërsa i bashkohet “Demi i Kuq”, Arinaldo Rrapaj. Ndërka “tridenti” i sulmit plotëohet nga Tedi Cara, Florent Hasani dhe i ndjeri, Raphael Dwamena.

Pas publikimit të formacionit të vitit, radhën për tu ndarë e kishte çmimi presitigjioz “Topi i Artë”, ku në kategorinë e femrava, burreljsa e Vllaznisë, Megi Doçi fitoi për të dytin vit radhazi këtë trofe, ku “parakaloi” në garë “fantazistin” Esmeralda Franja, si dhe “Këpucën e Artë” të këtij viti, Valentina Troka.

Në fund “qershia mbi tortë” ishte edhe çmimi, “Topi i Artë” për meshkuj, çmim të cilin e dha ish-fituesi i kampionit të botës, me Italinë, Gianluca Zambrotta, me këtë të fundit, që çmimin prestigjioz ja dorëzoi “fantazistit” të Partizanit, Arinaldo Rrapaj me këtë të fundit që mposht në garë “bomberin” e Tiranës, Florent Hasani, si dhe “veteranin” shkodran të sulmit, Bekim Balaj. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!