Distanca nga selia e PD-së, prej nga e cila doli pas kur u përplasën Berisha me Bashën, mori fund edhe për Jorida Tabakun, që sesioni i fundit para zgjedhjeve për Parlamentin, e gjetën të rikthyer.
Ajo, siç deputetët demokratë besnikë të Berishës apo më vonë grupi që u shkëput nga Basha, bënë, u fut këtë të hënë në selinë e PD-së, për mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, që vendosi prioritetet për muajt e mbetur në Parlament, para se zgjedhjet e pranverës të trokasin.
“Unë kam qenë dhe jam në PD, e rëndësishme është që PD të ftoj zgjedhjet”
Por rikthimi mbeti i mjegullt, e pa përgjigje për të gjitha arsyet që e mbajtën këto kohë të distancuar.
Pyetja nëse e njeh Sali Berishën si kryetar, e gjetën Tabakun duke iu duke shpejtuar për t’u larguar.
Tabaku ndoshta do të jetë e fundit e dorëzuara, që trokiti tek dera e Sali Berishës, ndërsa vetëm një grup i vogël deputetësh duket se ka projekte për tu ndarë përfundimisht prej tij./abcnews.al