Dorëzohet dosja në UNESCO për festivalin folklorik të Gjirokastrës

schedule16:03 - 16 Tetor, 2019

schedule 16:03 - 16 Tetor, 2019

Pas gjysmë shekulli ekzistencë Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës  aplikon për t’u pranuar në UNESCO. Pjesëtari i grupit të punës Vaso Tole në një intervistë për ABC News zbardh dosjen dhe përfitimet nëse dosja miratohet.

Formulari i aplikimit, një film dokumentar, 10 fotografi përfaqësuese janë  materialet përbërëse të dosjes së dorëzuar për regjistrimin e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës për t’u pranuar në UNESCO. Pjesëtari i grupit të punës, Vaso Tole, thotë se fillimisht janë mbledhur 10 mijë firma dhe dosja e dorëzuar duket në udhë të mbarë sipas Toles.

Në seksionin e regjistrit të praktikave më të rëndësishme të ruajtjes edhe të trashëgimisë jo materiale, në UNESCO janë të listuara edhe festival të tjera thekson Tole. Kjo dosje ka mbështetje të institucioneve dhe personaliteteve nga vendi dhe  bota.

Dosja është dorëzuar, si propozim i Akademisë së Artit dhe Trashëgimisë ODEA me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Akademisë së Shkencave, Komisionit Kombëtar të UNESCO-s dhe pritet që përgjigjja përfundimtare të merret brenda vitit 2020./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!