Dorëzohet autori i vrasjes në Ndroq

schedule17:38 - 2 Dhjetor, 2024

schedule 17:38 - 2 Dhjetor, 2024

Julian Gjoshi ekzekutoi brenda një lokali 50-vjeçarin Alfred Dedja, ngjarje e ndodhur një ditë më parë rreth orës 15:30, në Ndroq.

Në një njoftim zyrtar policia e Tiranës, sqaron se autori i dyshuar 26-vjeçar Julian Gjoshi, u dorëzua në Polici.

“Për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për sigurimin dhe sekuestrimin e  provave dhe kapjen e ndalimin e autorit, Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Tiranë, kanë punuar me  profesionalizëm në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe strukturat e tjetra të Policisë së  Shtetit”, thuhet më tej në njoftimin zyrtar.

Sakaq grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

/abcnews.al/