DURRËS- Daniel Pepa i cili akuzohet për vrasjen e ndodhur në Manëz është dorëzuar në polici.
Daniel Pepa akuzohet se vrau Flori Paluçin 33-vjeçar pas sherrit me kamerierin. Ngjarja ndodhi në 22 tetor, në orët e para të mëngjesit në Manzë të Durrësit. Viktimë nga konflikti mbeti 23-vjeçari Aranit Kurti dhe Flori Paluçi.
Si ndodhi ngjarja
Konflikti ku mbetën të vrarë dy të rinjtë në Durrës nisi për një “kafe”. Njëri prej viktimave dhe një person që e shoqëronte ka shkuar në një lokal pranë një karburanti dhe i ka kërkuar kamerierit t’i bënte kafe.
Duke qenë se ishte shumë vonë, kamerieri i ka thënë se nuk mund t’i shërbente kafe pasi ekspresi ishte i fikur.
Në këtë moment, ka ndërhyrë një prej personave të tjerë që ndodheshin në lokal, Aranit Kurti dhe Daniel Pepa. Pas debateve dhe fyerjeve të ndërsjella, Flori Paluçi ka qëlluar Arianit Kurtin, ndërsa Daniel Pepa ka qëlluar mbi Flori Paluçin.
/abcnews.al/

