Dorëzohen banesat e reja për të prekurit nga tërmeti në Lezhë, Rama: Më të mirë se ne nuk ka

schedule16:38 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 16:38 - 23 Dhjetor, 2021

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë ku u dorëzua 97 banesa e reja, në një pallat të rindërtuar për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë e cilësoi si një premtim të mbajtur, teksa theksoi se qëllimi ishte ringritja nga ajo fatkeqësi.

“Këtu jo vetëm që janë bërë gati 97 apartamente, por janë bërë gati 97 banesa më të mira, më të bukura dhe kur erdha po shikoja pallatin përballë dhe po imagjinoja sesi tani komshinjtë do rrinë duke i parë  sikur ata të shkret kanë faj që nuk u ka rënë tërmeti aty. Por ky ka qenë edhe qëllimi që ne të ringrihemi dhe të bëhemi më të fortë. Me kujtim me humbjet tragjike të jetëve sot ne po i kthejmë pjesë-pjesë të gjitha familjet në shtëpi, pas një periudhe të vështirë. Jam shumë i lumtur që shikoj këtu, gjyshe, fëmijë të vegjël që do ti thonë gëzuar njëri-tjetrit në një shtëpi të re dhe mase do mendojnë kush e di kjo politikë dhe këta politikanë nuk janë të gjithë njësoj. Ne nuk jemi më të mirët e mundshëm por më të mirë se ne nuk do shihni.

Një gjë për ata që presin të kthehen në shtëpi, por do të kthehen në lagje të tëra të ndërtuara, por kjo do akoma kohë. Gjithçka kam thënë do të jetë deri në fund ashtu siç e kam thënë. Zotimet nuk arrihen të mbahen aq shpejt, por kurrë mos mendojë askush se unë i them fjalët për të kaluar radhën. Nëse disa gjëra nuk bëhen në kohën e premtuar kjo vjen për arsye objektive.

Në Itali ka akoma njerëz në kabina prej 12 vjetësh. Për mua ka qenë prioritet i prioriteteve. Me këtë rast sot janë 97 familje më pak në mendimet e mia nesër”, deklaroi Rama.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!