Dorëzimi i raporteve financiare të partive politike

schedule15:50 - 13 Nëntor, 2017

schedule 15:50 - 13 Nëntor, 2017

Nga 18 parti që morën pjesë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, vetem tre prej tyre nuk e kanë zbatuar ligjin që i detyron ato të dorëzojnë raportet financiare të fushatës. Ky afat, sipas zëdhënëses së KQZ, ka përfunduar në datën 25 shtator, 3 muaj pas datës së zgjedhjeve.
Subjektet që nuk kanë dorëzuar raportet financiare në KQZ janë përkatësisht Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Aleanca Arbnore Kombëtare dhe Partia Sfida.
Aktualisht, KQZ është në pritje të përfundimit të dorëzimit të raporteve të monitorimit financiar të fushatës dhe raporteve të auditimit financiar, të cilat do të krahasohen me fondet e përfituara dhe ato të shpenzuara, të deklaruara nga vetë partitë politike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!