Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqjen, duke komentuar kërkesat e opozitës.
Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama u shpreh se 2025 ishte një vit i suksesshëm për Shqipërinë.
Rama shtoi se AKSHI është institucion krenarie dhe ka dhënë ndihmë për integrimin në BE.
“Nuk besoj se publiku e shtron fare këtë pyetje. Po bëjmë konferencën e fundvitit dhe ky vit është më i suksesshmi i Shqipërisë. Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave. Këtë vit u mblodh Europa politike demokratike, në sheshin “Skënderbej”. Erdhën në një vend të korruptuar, mendoni ju? Jo. Si mendoni ju, e fal KE një vend që do ishte 1/10 e asaj që thonë tenxheret? Kurrë, asnjëherë. Nëse po ndodh sot ky proces, është meritë e kësaj force politike. Ju i keni parë reagimet e të tjerëve, kur iu preket floku, se çfarë thanë. Nga unë nuk do dëgjoni sharje apo akuza, apo fjali në drjetim të godjes të repurtacionit dhe dëmtimit të këtyre organeve. Çfarë është ky muhabet, a do jeni dorëheqjen? Ne morëm 83 mandate në qershor. Dorëheqje për AKSHI? AKSHI është një institucion krenarie për ne, që të jemi të qartë bashkë. Është një institucion për të qenë krenar. Kur duhet të shkonit të mbanit radhë, edhe për një certifikatë të gjendjes civile, 620 miliardë lekë, 620 milionë euro, ka kursyer AKSHI për shqiptarët, falë digjitalizimit. Falë atij AKSHI, 3.4 milionë shqiptarë janë përdorues të rregullt të platformës e-Albania. Në 2025, janë 17 milionë shërbime të gjeneruara. Skuadra e AKSHI, ka një sërë garash të fituara brenda NATO-s dhe BE, që bëjnë gara me institucionet e infrastrukturës digjitale. Nëse Banka Botërore, jo para 100 vitesh, para pak kohe, e renditi Shqipërinë në vendin e 14 për maturitetin e qeverisë digjitale, ky është AKSH. Shumë shpejt në janar, shkurt, do të dalim me e-Albania 2.0, falë AKSHI. Do ketë gjëra të reja, theksoi ai./abcnews.al

