Presidenti i përkohshëm i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend, i cili është tronditur nga një krizë ekonomike dhe protesta që detyruan ish-presidentin Gotabaya Rajapaksa të japë dorëheqjen dhe të arratiset jashtë vendit.
Ranil Wickremesinghe u betua të premten si president i përkohshëm i vendit, duke zëvendësuar Gotabaya Rajapaksa. Kryetarja e parlamentit Mahinda Yapa Abeywardana njoftoi të premten se ai kishte pranuar dorëheqjen e Rajapaksa.
Parlamenti do të zgjedhë më 20 korrik një ligjvënës për të pasuar Rajapaksa si president deri në fund të mandatit të tij në nëntor 2024. Kandidaturat për presidentin do të pranohen deri më 19 korrik dhe deputetët pritet të votojnë ditën e neserme.
Rajapaksa është presidenti i parë i Sri Lankës që ka dhënë dorëheqjen që nga viti 1978 kur vendi miratoi sistemin presidencial.
/abcnews.al