Elisa Spiropali është emri që kryeministri Edi Rama do t’i propozojë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, për Kryetare të Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.
Në fjalën e tij në Kongres, Rama u shpreh se gjithashtu do t’i propozojë grupit që Bledi Çuçi të jetë nënkryetar i Kuvendit, ndërsa Niko Peleshi, të marrë drejtimin e Grupit të PS, post të cilin aktualisht e mban Çuçi.
I propozoj grupit, që ti japim mbështetje Elisa Spiropalit, për të marrë drejtimin e parlamentit. Bledi Çuçi, nënkryetar parlamenti, ndërsa Niko Peleshi drejtimin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste”, theksoi ai.
Ndërsa të pranishmit në sallën gjatë kongresit të PS, duartrokitën emrin e Spiropalit, Rama nuk kurseu batutat me Pandeli Majko, ndërsa iu drejtua: E mër Pand, i sheh duartrokitjet na u rritën kalamajtë”./abcnews.al