Dorëheqja e Jorgo Goros/ Ministri Balla: Qeveria do të zbatojë ligjin për bashkinë e Himarës

schedule13:48 - 27 Mars, 2024

schedule 13:48 - 27 Mars, 2024

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se qeveria do të zbatojë ligjin për Bashkinë e Himarës, pas dorëheqjes së kryetarit në detyrë, Jorgo Goro.

Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Balla u shpreh se brenda 48 orësh, prefekti i Himarës do të informojë organet e tjera të qeverisjes vendore, për të kaluar në hapat e mëtejshëm.

“Ligji për organizimin e qeverisë vendore në Republikën e Shqipërisë, përcakton qartë rastet e vakancës, pra qoftë krjimi i vakancës me dorëheqje apo në një formë tjetër të krijimit të vakancës. Akti i dorëheqjes sapo ka ndodhur. Nga ky moment, brenda 48 orësh, institucioni i prefektit, informon organet e tjera të qeverisjes vendore. Qeveria e Shqipërisë do të zbatojë ligjin pikë për pikë. Unë jam ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë dhe nuk më takon kurrsesi të bëj deklarata të natyrës politike lidhur me vendimmarjen ekskluzive e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Himarë.

Ju e dini fare mirë sesi veprohet kur krijohet vakanca. Këshilli Bashkiak komandon në atë detyrë, një kryetar i cili të kryejë në mënyrë të përkohshme këtë detyrë. Do të ishte e pavend që të jepja qoftë edhe komente mbi këtë vendimmarrje që i takon Këshillit Bashkiak të Bashkisë Himarë.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!