Dorëheqja e Haradinaj, Thaçi i gatshëm për vendosjen e datës së zgjedhjeve

schedule16:30 - 31 Korrik, 2019

schedule 16:30 - 31 Korrik, 2019

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i gatshëm të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.  Ai u takua me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Dakën.

Ende asnjë lëvizje nga partitë politike e as nga krerët e institucioneve rreth situatës së krijuar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

I vetmi takim që është mbajtur sot është ai i kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, me presidenti Hashim Thaçi.

Të dy diskutuan për afatet kushtetuese për mbajtjen evententuale të  zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe buxhetin.

“U diskutua për afatet kushtetuese në qoftë se mbahen zgjedhjet. Ato janë çështje që diskutohen pasi të shpallen zgjedhjet. Nëse shpallen KQZ-ja kërkon mjetet e nevojshme nga qeveria dhe vendoset për buxhet sepse ky muaj ka qenë vit zgjedhor dhe nuk e kemi pas buxhetin e nevojshëm”, u shpreh Daka.

Daka tha se nuk është folur për datën e zgjedhjeve, ndërsa pas dorëheqjes së Haradinajt të gjitha partitë janë deklaruar pro mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme e kundër një qeverie teknike./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!