Dopietë në finale, Armando Sadiku siguron trofeun e parë me skuadrën e tij të re

schedule21:56 - 6 Shtator, 2024

schedule 21:56 - 6 Shtator, 2024

Armando Sadiku është shndërruar në një “yll” në futbollin indian.

Sulmuesi shqiptar u bë protagonist këtë të premte, teksa shënoi dopietë në finalen e trofeut memorial “Bhausaheb Bandodkar”, ku skuadra e tij e re Goa fitoi me penallti ndaj Odisha FC, pas barazimit në kohën e rregullt me rezultatin 3-3, ku dy golat i shënoi Sadiku.

Ndërkaq, vlen të theksohet fakti se në këtë trune të realizuar sulmuesi shqiptar arriti të shënonte plot 6 gola në 5 ndeshje të zhvilluara e sa i përket gjuajtjeve të penalltive, Sadiku u tregua i saktë duke realizuar edhe nga pika e bardhë e 11-metrave. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!