Dopietë ndaj Dortmundit, Werner barazon legjendën gjermane

schedule22:05 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 22:05 - 17 Dhjetor, 2019

Sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner, po bën një sezon të shkëlqyer. Gjermani shënoi dy gola në takimin kundër Dortmund sot, duke barazuar provizorisht 2-2. Këto dy gola të sulmuesit kryesor të Leipzig, bënë që të barazojë rekordin e legjendës gjermane, Gerd Muller.

Werner u bë i pari futbollist gjerman që shënon 18 gola në 16 ndeshjet e para në Bundesliga, që nga sezoni 1977-78, sezon ku Gerd Muller shënoi 19 gola pas 16 ndeshjesh. Një sezon fantastik për Werner deri më tani, që është objektiv kryesor i shumë klubeve në Europë./abcnews.al