Sulmuesi i Nice, Kasper Dolberg, shënoi dy gola në takimin kundër Lyon, duke i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së tij dhe 3 pikë tepër të rëndësishme në Ligue 1. Sulmuesi danez nuk bëri një nisje të mirë të aventurës së tij në Francë, ku u transferua nga skuadra e Ajax.
Dolberg madje pati dhe një përplasje me shokët e tij të skuadrës, të cilët i vodhën një orë të shtrenjtë në dhomat e zhveshjes. Megjithatë, duket se ai fillim i vështirë i sezonit është lënë pas dhe pak e nga pak, bomberi ka fituar edhe besimin e tifozëve.
Në një vide të publikuar nga “GFFN”, shihet qartë se tifozët e adhurojnë sulmuesin Dolberg, i cili është pritur mes koresh dhe duartrokitjeve nga fansat e Nice./abcnews.al
Kasper Dolberg is starting to warm to the Nice faithful – really is turning a corner in terms of his attitude & the extent of his application in recent games. pic.twitter.com/K3vvnyT7Vm
— Get French Football News (@GFFN) February 3, 2020