Donte të shkonte në Siri për ISIS, burgoset nxënësja britanike

schedule17:54 - 26 Janar, 2018

schedule 17:54 - 26 Janar, 2018

Një nxënëse britanike është burgosur pasi donte të udhëtonte drejt Sirisë për të ndihmuar ISIS si infermiere.

Policia u lajmërua për qëllimet Sandeep Samra, 18 vjeç, pasi ajo u kishte kërkuar mësuesve që të firmosnin foton e saj të pasaportës.

“Do të më shikoni në lajme”, mësohet t’i ketë thënë 18 vjeçarja një mësueseje.

Samra ishte konvertuar në fenë islame që në moshën 15 vjeçare, pa dijeninë e prindërve.
Mesazhet që ajo kishte shkëmbyer online tregonin që 18 vjeçarja do të përpiqej të vdiste për ISIS në Siri.

Fillimisht, Sandeep Samra kishte aplikuar për pasaportë në Shtator 2015, kur ishte vetëm 16 vjeç. Por pasaporta iu dërgua në polici pasi mësuesit u shqetësuan për qëllimet e vajzës.

Sipas The Mirror, adoleshentja aplikoi sërish vitin e kaluar në Qershor, por u arrestua pas një muaji.

Këtë të premte, 18 vjeçarja u dënua me 3 vite e gjysmë burg nga gjykata e Birmingham-it./abcnews.al