Donte të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, kapet 38 vjeçari nga Kosova në Korçë

schedule13:21 - 16 Mars, 2022

schedule 13:21 - 16 Mars, 2022

Një 38 vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi është mundur të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Sipas policisë i arrestuari është shtetasi Sh. B., 38 vjeç, banues në fshatin Kotorr, Kosovë, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, ky shtetas ka paraqitur një pasaportë dhe një kartë identiteti italiane të dyshuara si të falsifikuara.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” të shtetasit Sh. B., 38 vjeç, banues në fshatin Kotorr, Kosovë, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, ky shtetas ka paraqitur një pasaportë dhe një kartë identiteti italiane të dyshuara si të falsifikuara, të cilat ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!