Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Donny van de Beek drejt largimit nga “Old Trafford”, Interi në sulm për 25-vjeçarin

schedule22:48 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 22:48 - 8 Dhjetor, 2022

Përshtatja në “Old Trafford”, nuk ka qenë e lehtë për mesfushorin hollandez Donny van de Beek, i cili edhe pse është afruar në rradhët e Manchester United prej më shumë së 2 vjetësh, ende nuk e ka gjetur hapësirën e një vendin stabël në formacionin titullar.

Sipas mediave spanjolle, “tulipani” pritet të largohet nga Anglia dhe destinacioni më i mundshëm është Interi.

Marotta dhe Ausilio nuk do ta kenë të lehtë afrimin e hollandezit në merkaton e janarit për çështje financash, por me reduktimin e kontratës gjatë stinës së verës, “zikaltrit” mund të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!