Donnarumma&Co. gëzojnë Milanin, mposhtin koronavirusin

schedule23:27 - 30 Tetor, 2020

schedule 23:27 - 30 Tetor, 2020

Buzëqesh Stefano Pioli. Tre lojtarë të kuqezinjve kanë bërë tamponët dhe kanë dalë negativë. Bëhet fjalë për emra si Gigio Donnarumma, Jens Peter Haugen dhe Mattia Gabbia.

Dy të parët humbën ndeshjen me Romën dhe në Europa League kundër Sparta Prague. Gabbia nga ana tjetër kishte më shumë se dy javë i infektuar dhe tani e ka kaluar infektimin me Covid-19.

Te Milani për momentin është i infektuar vetëm Daniele Bonera, i cili është pjesë e stafit të trajnerit Pioli. Para pak kohësh e kaloi koronavirusin edhe Zlatan Ibrahimovic, veç emrave si Maldini e Duarte, apo edhe Rafael Leao. / abcnews.al