Donnarumma refuzon dy oferta, klube “big” duan edhe kapitenin e Milanit

schedule22:20 - 31 Mars, 2021

schedule 22:20 - 31 Mars, 2021

Gigio Donnarumma dhe Alessio Romagnoli në qendër të vëmendjes te Milani. Portieri, sikurse shkruan Gianluca Di Marzio, ka refuzuar dy oferta të kuqezinjve së fundmi. Fillimisht klubi italian ofroi një kontratë me pagë 6 milion euro në sezon dhe një milion të tjera bonus nëse shkojnë në Champions League.

Raiola e hodhi poshtë dhe më pas Milani e rriti pagën bazë në 7 milion euro. Sërish përgjigje negative dhe lëvizja e Mino Raiola ka qenë e qartë: paga në kontratën e re duhet të jetë 12 milion euro në sezon. Për momentin kuqezinjtë janë ndalur dhe gjithçka është pezull, edhe pse vetë dëshira e portierit është të qëndrojë.

Milani duhet të merret me të njëjtin menaxher edhe për Alessio Romagnoli, të cilit i përfundon kontrata më 30 qershor të vitit 2022. Për të rinovuar kërkohet një pagë që kap shifrën e 6 milion eurove në sezon, dyfish nga sa përfiton tani mbrojtësi italian.

Bisedimet kanë nisur për të nënshkruar kontratën dhe Milani nuk është gati t’ia plotësojë kushtin Raiolës, ndaj në vetë mund të mendohet edhe shitja e kapitenit. Gazzetta dello Sport raporton se për Romagnolin po mbajnë shënime dy klube të mëdha, Juventusi dhe Barcelona. Te Milani thuhet se kërkojnë 20 milion euro për kartonin e mbrojtësit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!