Donnarumma mes yjeve me 17 ndeshje, zgjidhet formacioni i vitit në Ligue 1

schedule09:59 - 16 Maj, 2022

schedule 09:59 - 16 Maj, 2022

Në Francë kanë zgjedhur formacionin më të mirë të sezonit dhe e habitshme është se si Gigio Donnarumma u përzgjodh mes yjeve, edhe pse ka luajtur vetëm 17 ndeshje, tre më pak se shoku i skuadrës, Keylor Navas.

PSG ka në këtë formacion katër lojtarë, sigurisht Kylian Mbappe nuk mungon. Dy lojtarët e tjera janë në prapavijë, Marquinhos dhe Nuno Mendes. Monaco dhe Marseille kanë nga dy futbollistë mes më të mirëve.

Ben Yedder dhe Tchouameni janë nga skuadra e parë, kurse nga Marseille Saliba dhe Payet. Nuk mungon goleadori Martin Terrier i Rennes, kurse nga Lens janë Jonathan Clauss dhe Seko Fofana. / abcnews.al