Donnarumma drejt PSG-së: Bie shumë çmimi, Milani tani kënaqet me fare pak

schedule18:46 - 27 Mars, 2020

schedule 18:46 - 27 Mars, 2020

Gianluigi Donnarumma është gjithnjë e më larg Milanit. Portierit të talentuar i përfundon kontrata me kuqezinjtë në fund të sezonit të ardhshëm. Rinovimi është larg, për shkak të kërkesave të larta të agjentit Raiola dhe mundësive të pakta të klubit italian.

Milani ka vendosur si rrogën kufi atë prej 2.5 milion eurosh në sezon, shumë larg 6 milion eurove që përfiton portieri. Në mungesë të rinovimit do të ndodhë shitja e tij në fund të sezonit pasi Milani nuk mund ta humbasë me parametra zero verën e vitit 2021.

Corriere dello Sport raporton se PSG është e interesuar seriozisht për Donnarumma, ndërsa klubi i “Djallit” shpreson të përfitojë një shifër prej 30-35 milion eurosh për ta lënë të lirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!