PSG vendosi të mbajë në ekip Mauro Icardin dhe pagoi 58 milion euro tek Interi per kartonin e tij. Sulmuesi argjentinas do të jetë pjesë e kampionëve të Francës deri në vitin 2022 dhe Wanda Nara është e lumtur për këtë akord.
Gruaja dhe njëkohësisht agjentja e goleadorit, ka folur rreth kalimit përfundimtar të Icardit te PSG për Gente. “I kishim dhënë fjalën PSG-së dhe klubi e dinte që dëshironim të qëndronim. PSG ka meritën që përfundoi operacionin gjatë kohës së pandemisë.
Jam treguar e sinqertë me drejtuesit, sa herë që takoheshim u tregoja atyre dëshirat e Icardit: kush klub i pëlqen dhe kush jo. I di ëndrrat e tij, e kam të qartë se ku dëshiron të mbërrijë. Ka gjëra për të cilat nuk e pyes fare, i di përgjigjet që do jepte.
Është e lehtë të jesh menaxherja e një futbollisti si Mauro. Nuk po them që ai nuk ka nevojë, sepse duhet të jetë i vetëdijshëm për problemet teknike, taksat, ligjet. Gjithsesi, është e lehtë të shoqërosh karrierën e një lojtari të këtij kalibri“, deklaron Wanda Nara. /abcnews.al