Doni të shkarkoni Presidentin apo po bëni një akt force?

schedule20:00 - 19 Qershor, 2019

schedule 20:00 - 19 Qershor, 2019

Komisioni i Ligjeve ka kërkuar që ditën e hënë të paraqite për një seancë dëgjimore Presidenti Meta, pasi është miratuar kërkesa për shkarkimin e tij. Në “Mbrëmje Ide”, deputetja e PS-së Vasilika Hysi ka folur për hapat që do të ndiqen për shkarkimin e tij. E pyetur nga gazetarja Mirela Milori nëse ky është një akt force, sepse mungon Gjykata Kushtetuese, Hysi është shprehur se po zbarojnë procedurën dhe ligjin.

Mirela Milori: Ju doni të shkarkoni Presidenti Meta apo thjesht doni të bëni një akt force? Sepse mungesa e Gjykatës Kushtetues ngre një pyetje tjetër, e bëjnë thjesht për akt force sepse pa Gjykatë Kushtetuese nuk kanë çfarë të bëjnë.

Vasilika Hysi: Në fakt dallimi midis mazhorancës dhe opozitës është se në zbatojmë procedurën dhe ligjin ndërsa aktet e forcës dhe të dhunë i tregon opozita. Komisioni i Ligjeve ka marrë një kërkesë të nënshkruar nga 55 deputetë të PS-së për të filluar procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Në bazë të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, Komisioni i Ligjeve fillon procedurën e përcjellë nga kryetari i Kuvendit për të cilën është vënë në dijeni edhe Presidenti.  Sot kemi pasur sanën e parë dëgjimore ku u prezantua kërkesa ndërsa Komisionin Ligjeve ishte njoftuar më parë për këtë kërkesë. Nuk është për të treguar forcën dhe as dhëmbët, por jemi në një Republikë Parlamentare, në një Republikë ku duhen respektuar institucionet, sovrani dhe duhet të respektohet Kuvendi i Shqipërisë. Është ai që ushtron atributet dhe pushtetet që i ka dhënë sovrani. Për aq kohë sa deputetët mendojnë se ka një shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit kërkesa e deputetëve duhet të shqyrtohet. Në këtë kuadër ditën e hënë pas shqyrtimit të një kalendari është thirrur të dëgjohet edhe Presidenti i Republikës nëse dëshiron të vijë dhe të japë më shumë argumente në Komision.

Mirela Milori: Dhe nëse ai nuk vjen?

Vasilika Hysi: Vazhdon mbledhja. Proceduara dhe rregullorja e përcakton qartë të Presidenti i Republikë njoftohet për tu dëgjuar, por nëse nuk dëshiron të vijë , Komisioni i Ligjeve vazhdon procedurën dhe kjo procedurë brenda 15 ditëve duhet mbyllur për t’i kaluar një raport seancë plenare. Është seanca plenare ajo e cila pasi lexon raportin dhe vendos për ta miratuar apo rrëzuar atë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!