Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Bora Zemani konfirmoi sot zyrtarisht ribashkimin me Donald Veshajn. Ajo ndau një foto, në të cilën shfaqeshin së bashku dhe shkruante: “Na lini të kërcejmë”.
LEXO EDHE: Bora dhe Donaldi konfirmojnë zyrtarisht lidhjen, publikojnë foton krah njëri-tjetrit
Më tej, u publikua dhe një video, ku çifti ndanë detaje nga lidhja e tyre.
LEXO EDHE: Bora dhe Donaldi zbulojnë detaje nga ribashkimi: Më shumë ziheshim se flisnim
Ndërkohë, rreth një orë më parë, ka reaguar Donaldi, i cili ka ripostuar në Instastory foton e Borës.
“Një hudhër për siguri”, ka shkruar aktori, duke i dhënë edhe më shumë zë ribashkimit të tyre.
Bora dhe Donaldi janë qendra e mediave rozë prej disa muajsh. Kjo pasi aktori mori pjesë në “Big Brother VIP” dhe historia e tyre e dashurisë kaloi në disa etapa ndarje e bashkimi./abcnews.al