Donald Trump viziton Pentagonin

schedule22:55 - 18 Janar, 2018

schedule 22:55 - 18 Janar, 2018

Presidenti amerikan, Donald Trump, zhvilloi një vizitë në Pentagon. Nga aty, kreu i Shtëpisë së Bardhë kritikoi Kongresin dhe shprehu mbështetjen e tij për ushtrinë.

Ai paralajmëroi se një mbyllje e mundshme e qeverisë do të kishte pasoja “shumë negative” për ushtrinë. Një masë për financimin e përkohshëm të qeverisë skadon të premten në darkë, duke sjellë mbylljen e qeverisë të shtunën nëse republikanët dhe demokratët në Kongres nuk bien dakord.

Autoritetet amerikane njoftojnë se fokusi kryesor i vizitës së Presidentit ishte diskutimi i pasojave të mbylljes së mundshme të qeverisë dhe masave për financimin e përkohshëm tek Departamenti i Mbrojtjes. Ndërkohë, Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis, do të publikojë të premten Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes./abcnews.al