Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Donald Trump: I thashë Iranit se është tepër vonë për të negociuar

schedule15:38 - 3 Mars, 2026

schedule 15:38 - 3 Mars, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump ka ndarë një përditësim të shkurtër mbi luftën në Iran në internet.

Duke iu përgjigjur një përdoruesi tjetër në Truth Social i cili tha se sulmet amerikane kishin çuar në “lindjen e Doktrinës Trump”, presidenti amerikan tha për Iranin: “Mbrojtja e tyre ajrore, Forcat Ajrore, Marina dhe lidershipi nuk janë më. Ata duan të flasin. Unë thashë ‘tepër vonë'”.



Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se vala më e madhe e sulmeve mbi Iranin nuk kishte ndodhur ende, duke paralajmëruar kështu përshkallëzim të konfliktit.

Trump u shpreh se SHBA janë të përgatitura ushtarakisht për t’u përballur me këtë luftë edhe për më shumë se 4 apo 5 javë, që ishte afati i dhënë më parë prej tij.

Lufta në Lindjen e Mesme u zgjerua edhe më shumë të hënën, me Iranin që ndërmori një sërë sulmesh hakmarrëse ndaj vendeve të rajonit, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli vijuan të bombardonin Teheranin.

Mediat iraniane raportuan të hënën se si pasojë e sulmit izraelito-amerikan mbi rezidencën e Khameneit në fundjavë, ka ndërruar jetë edhe bashkëshortja e liderit suprem, e cila kishte qenë në koma përgjatë orëve të fundit si pasojë e plagëve të marra.

Teherani e ka bërë të qartë se nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve, pasi zyrtarët amerikanë thanë se liderët e vendit kishin kërkuar të flisnin me palën nga Shtetet e Bashkuara.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!