Donald Trump i pashqetësuar, feston me bashkëshorten pas aktakuzës

schedule11:32 - 31 Mars, 2023

schedule 11:32 - 31 Mars, 2023

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, organizoi një festë në rezidencën e tij në Mar a Lago, Florida, pak orë pas akuzave të ngritura ndaj tij nga një gjykatë në Manhattan.

Ndërkohë që vendimi i gjykatës ndaj miliarderit amerikan po bën xhiron e botës, duke njollosur jo vetëm imazhin e tij, por edhe të partisë së tij, fotot tregojnë mënyrën sesi ka reaguar ish-presidenti i Shtëpisë së Bardhë.

Fotot tregojnë Trump dhe gruan e tij Melania duke shijuar një darkë në shtëpinë e tyre luksoze me disa miq. Siç shihet edhe nga fotot, ish-Zonja e Parë e SHBA-së është parë e buzëqeshur, duke u uruar mirëseardhjen të ftuarve.

Në një nga fotot çifti është ulur në tavolinë duke biseduar me të ftuarit e tyre.

/abcnews.al