Donald Trump falenderon Korenë e Veriut

schedule16:55 - 13 Maj, 2018

schedule 16:55 - 13 Maj, 2018

Me anë të një mesazhi në Twitter, kreu i Shtëpisë së Bardhë falenderoi Korenë e Veriut, pas vendimit të Phenianit për të mbyllur një impiant bërthamor në verilindje të vendit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, falënderoi regjimin e Koresë së Veriut pas vendimit për të mbyllur kompleksin për testet bërthamore në verilindje të vendit. Në një postim në profilin e tij në Twitter, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se Koreja e Veriut konfirmoi se në prag të samitit të madh të planifikuar në 12 Qershor, që këtë muaj do të mbyllë impiantin bërthamor.

“I falenderoj, ky është një gjest i mençur dhe elegant”, shkruan Trump.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, javën e kaluar vizitoi Phenianin, ku arriti një marrëveshje për lirimin e tre shtetasve amerikanë që mbaheshin të burgosur në Korenë e Veriut. Gjatë qëndrimit atje, Pompeo caktoi një datë përfundimtare për takimin e Trump me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, që do të mbahet në Singapor më 12 Qershor.

Koreja e Veriut konfirmoi të shtunën se në periudhën 23 -25 Maj, do të shkatërrojë kompleksin e testeve bërthamore në verilindje të vendit. Në deklaratën për mediat thuhej ndër të tjera se mbyllja e këtij kompleksi mund të ndiqej nga afër nga gazetarët nga SHBA, Kore e Jugut, Rusi dhe Mbretëria e Bashkuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!