Donacione rekord për vetëm 72 orë, klubi i Fiorentinës bën gjestin e madh

schedule23:23 - 20 Mars, 2020

schedule 23:23 - 20 Mars, 2020

Klubi i Fioretinës ka mbledhur më shumë se 500 mijë euro donacione në vetëm tre ditë, fakt që është konfirmuar dhe nga vetë klubi italian. Këto para, do të shkojnë për spitalet që po merren me trajtimin e pacientëve të prekur nga Koronavirus.

“Në më pak se 72 orë, fushata e donacioneve ka arritur dhe tejkaluar objektivin e saj fillestar prej 500’000 eurosh, një arritje e jashtëzakonshme e bërë e mundur nga bujaria e pamasë e qytetit të Firencës dhe e gjithë familjes “Viola”.

Falënderime speciale u shkojnë miqve tanë amerikanë, përfshirë edhe ata në Mediacom, të cilët kanë treguar një dashuri dhe mbështetje të madhe në një moment kaq të vështirë për Firencen dhe në të vërtetë Italinë në tërësi.

Fushata për mbledhjen e fondeve nuk do të ndalet këtu, shpresa jonë është të fitojmë këtë betejë, vetëm nëse qëndrojmë të bashkuar”, shkruhej në njoftimin e Fioretinës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!