Ishte një pjesë e parë spektakolare, pavarësisht se goli nuk erdhi kurrë. “Luzitanët” e Portugalisë janë treguar “të magjishëm”, deri në këtë pikë, të sfidës së parë, të rrugëtimit evropian, në Euro 2024, ku pavarësisht se nuk kanë mundur të gjejnë golin e avantazhit kanë dominuar totalisht Republikën Çeke, në sfidën e Grupit F.
Djemtë e tekniku Roberto Martinez u hodhën që në sekondën e parë në sulm, teksa ngritën “kampin” në mbrojtjen e çekëve, duke tentuar vazhdimisht portën e tyre, me rastin më flagranat që e pati kapiteni i tyre, Cristiano Ronaldo, mirëpo “garidani”, Jindrich Stanek ishte i vëmëndshëm, duke e ndaluar në mënyrë spektakolare, 5 herë fituesin e “Topit të Artë”.
Tashmë nuk na mbetet asgjë më shumë vetëm për të shijuar edhe pjesën e dytë të kësaj sfide, aty ku padyshim “Luzitanët” do të sulmojnë shumë më shumë, për ta nisur me një fitore të madhe Kampionatin Evropian të futbollit. /i.m /abcnews.al