Dominim i kthjellimeve dhe rritje e temperaturave, moti për sot

schedule08:25 - 10 Gusht, 2023

schedule 08:25 - 10 Gusht, 2023

Shqipëria

Pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë nën dominimin e motit të kthjellët në një pjesë të mirë të territorit. Por në orët në vijim vranësirat do të shfaqen gradualisht në të gjithë Shqipërinë, ku në ultësirën Perëndimore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ndërsa në zonat malore vranësirat pritet të jenë më të dukshme, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat Juglindore duke sjellë dhe reshje të pakta e të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 34°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Kosova në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime, të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat perëndimore. Ndërsa në zonat Veriore dhe Lindore do të ketë herë pas here kalime vranësirash. Parashikohet që pas mesdite i gjithë territori i Kosovës të ketë prezenet vranësirat kalimtare. Temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të rregjistrojnë maksimumin deri në 32 gradë në qytetin e Gjakovës.

Maqedonia e Veriut

Orët e para të ditës në Maqedoni pritet të jenë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore. Ndërsa pjesa tjetër e teritorit do të ketë vranësira të pakta. Por në orët vijuese vranësirat do të shtohen gradualisht në të gjithë territorin e Maqedonise, duke bërë që gjatë pasdites dhe mbrëmjes në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të ketë mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Europa

Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore parashikohet të jenë nën ndikimin e motit të vranët, ku vranësirat do të gjenerojnë reshje shiu. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, duke sjellë në Britanin e Madhe dhe Europën Qëndrore alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Po ashtu dhe Jugu i kontinentit do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalime të përkohëshme të vranësirave. Pritet që kthjellimet më të dukshme të jenë në brigjet e Egjeut dhe në Jugperëndim të Europës.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!