Objektivi I madh është Championsi, por gjithsesi, kampionati është detyrë. Ky është rregulli për Bajernin, aq më tepër që sezonin e kaluar titullin e fitoi Leverkuseni.
Duket se këtë herë po shkon ndryshe, dhe një meritë të madhe ka sërish ylli kryesor I sulmit, Harri Kejn. Kapiteni i Anglisë shënoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Verderit në Bundesligë, edhe pse që të dy me penallti. Tashmë, ai ka 21 rrjeta në 19 ndeshje, shto këtu edhe 8 asiste.
Një herë realizoi edhe Leroi Sane. Verderi, rival serioz I dikurshëm, nuk mundi të rezistonte këtë ketë në “Alianc Arenë” të Mynihut. E përditshmja “Bild”, boton foton e festimit bavarez, dhe komplimentin që Kejn I bëri Sanesë për golin e tij të rrufeshëm.
Gjithsesi, në stadium pati ngjarje të tjera. Tifozët e të dyja skuadrave u bënë bashkë dhe sulmuan Federatën, madje me thirrje tepër ofenduese. Në tribunë dolën banderola kundër ndeshjeve të premten në mbrëmje dhe që detyrojnë tifozët miq të bëjnë udhëtime të gjata.
Tifozët duan që Federata të mos planifikojë të premten ndeshje me largësi më shumë se 300 km për udhëtuesit. Bajerni kryeson Bundesligën me 54 pikë pas 21 ndeshjeve, me vetëm një humbje dhe me diferencë pozitive golash plus 46!/abcnews.al