Nga Leontina Nika
Megjithëse është prozatori i parë që shkroi në gjuhën shqipe dhe së bashku me Stefë Curanin mbahen si hedhësit e themeleve të historiografisë shqiptare, emri i Dom Ndoc Nikaj është i dënuar me harresë në komunizëm e për çudi edhe në liri.
70 vjetori i vdekjes së tij, nuk u kujtua thuajse nga askush, studiuesi Frano Kulli është ndër të vetmit që e kujton duke ribotuar veprën “Historia e Shqypnis” në dy vëllime, njëri botuar në 1902 dhe vëllimin e dytë botuar 1917 në shtypshkronjën e tij Nikaj në Shkodër.
“Botimi jonë rrok një segment kohor të paktën nga shekulli i 15. Sigurisht, historianët flasin gjithnjë e më pak për të. Por, është fakt i pamohueshëm që në hartimin e historisë së Shqipëri, Dom Ndoc Nikaj ka qenë ndër referencat kryesore…”
Si shkrimtar filloi që në moshën 24 vjeçare, kohë kur shkrim leximi në gjuhën shqipe ishte rreptësishtë i ndaluar prej qeverisë turke, por ai sfidoj edhe rregullat duke u dënuar thekson Kulli.
Vepra e parë e tij, romani “Marcja: Martirja e parë e Krishtënimit në Fillesë të Vet”. Më 1899, është një prej themeluesit të “Shoqërisë Bashkimi”.
Një kontribut tjetër është ai, si botues, Nikaj e nis duke themeluar më 1 janar 1910 gazetën e përjavshme Koha, ndër të parat gazeta politike në Shqipëri.
Në moshën 84 vjeçare, romancieri i parë i letërsisë shqipe prangoset nga regjimi komunist dhe vdes në burg në vitin 1951.
“Pas ardhjes së regjimit komunist në Shqipëri, ky person gjendet i burgosur dhe i dënum në moshën 82-vjeçare. Dhe vdes në burgun e Shkodrës…Për fat të keq nuk flet më askush për të.”
Përveç 400 shkrimeve në gazeta, la pas edhe 30 vepra të zhanreve të ndryshëm, si dhe 7 romane të pa botuar. /abcnews.al/