Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dollia, vlerë kombëtare e trashëgimisë/ Miratohet vendimi. Rituali, traditë e lashtë e mikpritjes shqiptare

schedule14:23 - 21 Korrik, 2025

schedule 14:23 - 21 Korrik, 2025

SHQIPËRI- Nga sot, rituali i dollisë do të njihet si vlerë kombëtare e trashëgimisë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

Ngritja e dollisë, gjerësisht e njohur në Shqipëri ka si objekt respektimin dhe kushtimin e vëmendjes ndaj mikut.

Dollia është një element i traditës shqiptare, një kod i mikpritjes shqiptare dhe gjatë shekujve ka marrë trajtën e një kodi moral të respektuar dhe zbatuar në shumë krahina të vendit.

Si karakteristikë e mirëfunksionimit dhe rregullave në sofër, ka qenë prania e dollibashit si i pari i tavolinës dhe përballë tij e pritësit të dollisë të cilët janë të ndryshueshëm në rolin e tyre.

Marrëdhënia mes tyre ka të bëjë me urimet e ndërsjella dhe respektin reciprok të palëve, sjellje kjo e cila demonstrohet përballë të gjithë miqve të ftuar në sofër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!