Doli sot në gjykatën e Hagës, detaji patriotik në kravatën e Jakup Krasniqit

schedule16:52 - 10 Maj, 2022

schedule 16:52 - 10 Maj, 2022

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi doli sot para Gjykatës Speciale në Hagë, në seancën dëgjimore pas dorëzimit të aktakuzës së re, me ndryshime, të cilën Zyra e Prokurorit të Specializuar e dorëzoi në gjykatë më 29 prill.

Krasniqi u deklarua i pafajshëm. Ish-zëdhënësi i UÇK-së tha se nuk do ta besonte kurrë që do të akuzohej me akuza të mbështetura në gënjeshtrat e Serbisë. Ai tha se i vjen turp që jeton në këtë kohë.

Lexo edhe: Jakup Krasniqi i zhgënjyer nga juristët e Hagës: Po akuzohem mbi bazën e gënjeshtrave të Serbisë

“Sot po i them disa fjalë. Mbase jam gabim, por kurrë nuk kisha besuar, po të mos ishte ky rast, se juristë të shkolluar në vendet me demokraci liberale, me traditë, që pretendojnë se punojnë në një sistem të drejtësisë kredibile, për të bërë drejtësi standarde, guxojnë të ngrisin një akuzë që mbështetet vetëm e vetëm mbi bazën e gënjeshtrave të Serbisë dhe e cila cenon rëndë lirinë, jetën e të drejtën e individit, e madje e godet në palcë të kurrizit të drejtën e një populli për liri e shtetndërtim me një padrejtësi të madhe. Mua më vjen turp që po jetoj në këtë kohë të këtij lloj homosapiensi që me kaq lehtësi ua shkatërron jetën njerëzve dhe familjeve që guxuan të luftojnë për jetën në liri, për demokracinë e pavarësinë”, tha Krasniqi, teksa fliste me sy të përlotur.

Sakaq, një detaj të veçantë Krasniqi kishte zgjedhur në veshjen e tij. Kravata e tij ishte me shqiponjën e flamurit kuq e zi, duke shpalosur edhe në Hagë shpirtin patriotik. /abcnews.al