Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Doli shëtitje nga liqeni, gjendet i vdekur 53-vjeçari, policia jep detajet

schedule19:34 - 13 Janar, 2020

schedule 19:34 - 13 Janar, 2020

Një 53-vjeçar është gjendur i vdekur në vendin e quajtur “Liqeni Artificial”. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se sipas dëshmitarëve okular, paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Mësohet se grupi hetimor po vijon hetimet për identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion Paraprak



Rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Liqeni Artificial”, disa kalimtarë kanë konstatuar një shtetas rreth 53 vjeç në gjëndje të rënduar shëndetsore, i cili është dërguar me autoambulancë në Spital, prej nga ku ka ndërruar jetë.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të tjerë.

Nga dëshmitë e marra nga dëshmitarët okular, paraprakisht  dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor po vijon hetimet për identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!