Doli sërish në përgjime me Radojiçiç/ Halimi: Veprimet e Mimoza Kusarit, me bekimin e Kurtit

schedule16:28 - 4 Qershor, 2024

schedule 16:28 - 4 Qershor, 2024

Shefja e grupit parlamentar të grupit Vetëvendosje, MImoza Kusari Lila është sërish në telashe, pasi ka rezultuar sërish në bisedime me Milan Radoiçiç, nga disa përgjime të publikuara,

Lidhur me këto përgjime ka folur edhe Jeton Halimi nga Instituti, për Studime Europiane, gjatë një interviste në emisionin “Ballkan Update”, në ABC News.

“Mendoj që zotit Kurtit do t’i kushtojë në zgjedhje. Një komunikim i shefes së grupit parlamentar me Radoiçiç mendoj që Kurti po mundohet ta kamuflojë”, tha Halimi.

Lidhur më këto ngjarje ka reaguar edhe kryeministri Kurti, i cili ka dhënë se Mimoza Kusari Lila nuk është pjesë e Vetëvendosjes.

“Ai mundohet ta shfajësojë në mënyrë indirekte. Mendoj që kjo të tregon se jo rastësisht tani ka marrë 50% të votave, dhe tani i doli në pah edhe komunikimet. Mendoj që vetë populli do t’i vlerësojë veprimet e qeverisë Kurti. Mendoj që do të dështojë 100 % në zgjedhje. Duhet të vijë një qeveri tjetër dhe jo një populist si Kurti. Besoj që edhe Kusari edhe Albini janë njësoj dhe dihet që komunikimi nuk është bërë pa udhëzimin e zotit Kurti. Pa pëlqimin e Kurtit nuk guxon të bisedojë…”, tha ai.

Gjithashtu u ndal edhe tek situata politike në Kosovë, duke thënë se presidentja duhet të gjejë një kohë të përshtatshme për të mbajtur zgjedhjet.

“Zgjedhjet mund të mbahen në janar të vitit të ardhshëm. Mund të jetë një koalicion dhe një bashkëqeverisje e lëvizjes Vetëvendosje-PDK…mendoj që nuk mund të ketë koalicion me partitë e tjera.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!