Doli pas 3 ditësh nga trageti që u shkrumbua në flakë, i riu tregon si mbijetoi

schedule15:08 - 22 Shkurt, 2022

schedule 15:08 - 22 Shkurt, 2022

Shoferi 20-vjeçar nga Bjellorusia që arriti të dalë i gjatë nga trageti që u dogj në flakë pranë ujërave shqiptare ka treguar momentin e parë kur e kuptoi se kishte rënë zjarr.  Ai ka deklaruar se në momentin e rënies së flakëve ishte në gjumë.

“Kur u zgjova kuptova se kishte rënë zjarr. U përpoqa të gjej një rrugë shpëtimi por nuk munda. Ishte shumë nxehtë për shkak të flakëve dhe vendosa të qëndroj në kabinën e kamionit. Vazhdova të dëgjoja zhurma por nuk mund ta dija se nga vinin.

Dola në ditën e tretë kur kuptova se temperatura kishte rënë dhe për t’u siguruar kapa çarçafët. Duke ecur nuk mund të dalloja asgjë derisa më në fund pashë një tabelë ku shkruhej “Dalje emergjente”.

Roja bregdetare beson se janë tre faktorë që e mbajnë 21-vjeçarin në jetë. Së pari ai ndodhej në garazh, një vend që nuk ishte prekur nga flakët. Së dyti garazhet mbyllen hermetikisht duke penguar futjen e tymit dhe së treti ishte gjakftohtësia që tregoi gjatë gjithë këtyre orëve kur qëndronte i mbyllur në garazh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!