Një kangur u vra, pasi një makinë e përplasi atë në rrugën midis fshatit Vitališovce dhe fshatit Smreçan në Sllovaki.
Sipas raportit të policisë, një 37-vjeçar goditi një kangur që doli papritur në rrugë.
Ndërsa, pasagjerët në makinë nuk janë lënduar.
Nuk ka ende asnjë informacion se si kanguri ka përfunduar në rrugë. Ndërkohë, hetimet për ngjarjen janë duke vazhduar./abcnews.al