Doli negativ në testin e parë: Kush është i infektuari i ri në Elbasan

schedule16:00 - 15 Prill, 2020

schedule 16:00 - 15 Prill, 2020

Në  Elbasan është prekur nga koronavirusi edhe bashkëshorti i një punonjëseje të një banke të nivelit të dytë që ishte konfimuar më herët me Covid.

Gruaja 52 vjeçare dhe dy vajzat e saj morën përgjigjen e testit në 1 prill, duke u konfirmuar pozitiv.

Ndërsa bashkëshorti asokohe rezultoi negativ.

Por ai nuk mundi t’i shpëtojë infektimit. Teksa priste të dilte nga vetëizolimi 14 ditor, edhe kryefamiljari u konfirmua me koronavirus.

ABC News u interesua në zonën ku jeton familja e 53 vjeçarit.

Banorët jashtë kamerave treguan se i infektuari ka dalë nga shtëpia, edhe pse duhej të qëndronte në karantinë që pas konfirmimit të infektimit të bashkëshortes dhe vajzave të tij.

53 vjeçari mund të jetë kthyer kështu në rrezik potencial për personat që ka kontaktuar gjatë këtyre ditëve.

Burime treguan për ABC News se bashkëshortja e tij, ka lënë spitalin dhe është bashkuar me pjesën tjetër të familjes.

Ndërkohë në bankën ku punonte 52 vjeçarja, 22 punonjës i janë nënshtruar më herët testimit për Covid, në të cilin kanë rezultuar negativ.

/abcnews.al