Doli në skenë me serum dhe krevat, këngëtarja shqiptare shpjegon kuptimin e koncertit “Coma”

schedule09:16 - 26 Tetor, 2022

schedule 09:16 - 26 Tetor, 2022

Në intervistën që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Malda Susuri foli gjithashtu dhe për koncertin që mbajti në Prishtinë, ku interpretoi nga një krevat dhe me serum në dorë. E pyetur nga gazetarët në studio, ajo tregoi dhe arsyen se pse vendosi të vinte me një koncept të tillë dhe të pazakontë.

Sipas saj, koncerti i quajtur “Coma” simbolizon peripecitë që kalon një artist në fillimet e tij për të arritur atë që do. Më tej, autorja e hitit “Dashuri e hidhur” tregoi se koncerti përmbante këngët e saj të vjetra, të sjellë në një frymë të re, si dhe një projekt të ri të titulluar “Coma”, të njëjtin emër me koncertin që mbajti.

“Unë në kohët e fundit e quaj veten artiste pasi përpos muzikës dhe dizajnit merrem me instalacione. Ka shumë që zhgënjehen gjatë profesionit por më të vështirë e kanë në fillime kur përfundojnë Akademinë. Pastaj duan të bëjnë një projekt, mundohem dhe në fund nuk realizohet asgjë.

Këtë gjendje që bie artisti, e kam quajtur “Coma” sepse është interesante. Duhet me vepruar në mënyra të ndryshme me jetuar. Disa as nuk e mendojnë kthimin dhe është njëjtë si në coma, dikush zgjohet dhe dikush jo. Pastaj e kam lodhur me pandeminë pasi ishim të gjithë si në coma“, tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!