Eros Grezda ndërpreu kontratën me Osijek para dy ditësh. Paraqitjet e sulmuesit shqiptarë nuk i kanë bindur drejtuesit e skuadrës kroate për ta mabjtur në ekip dhe menjëherë pasi lojtari u rikthye nga huazimi me skuadrën e Zalaegerszeg në Hungari, Osijek vendosi largimin e tij.
26-vjeçari do të vazhdojë të aktivizohet në kampionatin kroat, teksa ka menduar vetëm të ndryshojë fanellë.
Skuadra e Sibenik ka vendosur t’i japë një shans gjakovarit ndërsa drejtori sportiv i kroatëve, Hrvoje Kulusic, thekson se Grezda është në një formë të shkëlqyer.
“Është në një formë fizike shumë të mirë dhe ka kompletuar përgatitjet në mënyrën e duhur me klubin në Hungari. Gjithsesi, sapo ka dalë nga karantina si pasojë e COVID dhe nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Rijekës. Por, jam i sigurt se në ndeshjen pasardhëse të cilën e luajmë në shtëpi ndaj Istrës, ai do të jetë në gatishmëri”, u shpreh Hrvoje Kulusic.
Ndërkaq, vlen të theksohet se pjesë e skuadrës së Sibenik është edhe lojtari shqiptar Suad Sahiti i cili në këtë sezon është aktivizuar për 18 ndeshje duke dhuruar edhe dy asiste. /f.a/abcnews.al