Doli live me bikini në rrugë, vajza që sfidoi mentalitetin: Jetoj me njerëzit, por s’jetoj për ta

schedule11:13 - 20 Tetor, 2020

schedule 11:13 - 20 Tetor, 2020

Griselda Katiraj bëri bujë në mediat sociale pak kohë më parë, pasi u shfaq duke raportuar live duek raportuar pë “Aldo Morning Show” e veshur me bikini në mes të rrugës, përballë Kryeministrisë. E ftuar këtë të martë në “Abc-ja e mëngjesit” Griselda tha se është përballur me komente negative, por siç shton ajo reagimet e tilla nuk i kanë bërë aspak përshtypje.

Ishte një ide e propozuar nga Aldo shumë spontanisht dhe unë sigurisht me tipin tim dola, nuk e mendova dy herë. E bëra dhe për shoë normale, nëse nuk di të ishte për shoë do të dilja një herë ose dy dhe jo katër herë. Herët e para ishte dhe Covid dhe njerëzit nuk lëviznin dot, unë e përsërita daljen time derisa rashë në sy të njerëzve.

Kanë qenë komente të ndryshme dhe ka patur dhe ofendime. Por nuk është se më bënë përshtypje, dhe nuk u mërzita aspak. Herën e fundit kam qenë me një golf dhe e kam hequr aty dhe pastaj kam thënë: “Unë jetoj me njerëzit por nuk jetoj për ta“, tha ajo.

Ndërkaq, ajo foli ndër të tjera dhe për vitiligon, një patologji që shkakton zbehje dhe pjesë të bardha në lëkurë, për shkak të mungesës së melaninës. Megjithëse një patologji jo shqetësuese, shumë njerëz i shikojnë këto shenja si një problem estetik, por për Griseldën është komplet e kundërta, për të cilat thotë se i adhuron.

Në karakter më ndihmon shumë dhe më pëlqen vitiligo, nuk ka asnjë efekt anësor, është thjesht çështje syri që të pëlqen ta shikosh apo jo. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk e pëlqejnë por unë e adhuroj Unë diellit i shtrihem që shenjat të hapen dhe më shumë, janë shumë të veçanta për mua.”, tha ajo. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!