Doli kundër pushtimit të Ukrainës, Rusia do të kryejë stërvitje në ishujt e diskutueshëm të Japonisë

schedule08:21 - 26 Mars, 2022

schedule 08:21 - 26 Mars, 2022

Rusia ka thënë se po kryen stërvitje në ishujt e diskutueshëm të Kuril. Katër ishuj – të cilët Rusia i quan Kurilet Jugore dhe Japonia i quan Territoret Veriore janë objekt i një mosmarrëveshjeje më shumë se 70-vjeçare midis dy kombeve, shkruan BBC

Për shkak të mosmarrëveshjes, Rusia dhe Japonia nuk kanë nënshkruar ende një traktat paqeje për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore. Në fillim të kësaj jave, Rusia tha se po tërhiqej nga negociatat me Japoninë që synojnë nënshkrimin e atij traktati, për shkak të qëndrimit të ashpër të Tokios kundër pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Ndërsa tani Rusia tha do të kryejë stërvitje ushtarake me më shumë se 3,000 trupa dhe qindra pjesë të pajisjeve të ushtrisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!