Doli jashtë planeve, Vllaznia zyrtarizon një largim

schedule19:03 - 9 Janar, 2020

schedule 19:03 - 9 Janar, 2020

Vjen edhe njoftimi zyrtar. Vllaznia ka mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin Aleksanadar Ristevksi, i cili ishte afruar në verë te shkodranët. Ai nuk gjeti hapësira në ekipin e drejtuar nga Mirsad Jonuz dhe largimi i tij u kuptua që kur emri i mungonte në listën e lojtarëve që do të stërviteshin në Ohër.

Sot ka ardhru edhe komunikimi zyrtar: “KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka ndërprerë kontratën me një tjetër futbollist i cili nuk ka qenë në planet e stafit teknik për gjysmën e dytë të sezonit. Bëhet fjalë për mbrojtësin Aleksandar Ristevski.

Me të është arritur marrëveshja përkatëse e mbylljes së bashkëpunimit. KF Vllaznia e falënderon futbollistin Ristevski për kontributin e dhënë këto muaj për skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!