Doli i treti në Durrës, Luan Hoti: Tani është koha të reflektojmë dhe analizojmë

schedule15:09 - 9 Mars, 2022

schedule 15:09 - 9 Mars, 2022

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie në Durrës ka reaguar pasi doli në vendin e tretë në zgjedhjet e pjesshme lokale. Në një postim në Facebook, Luan Hoti shprehet së fokus të fushatës së tij ishin qytetarët dhe qyteti por sjell në vëmendje se më 6 Mars, nuk arriti dot që të siguronte shumicën.

Hoti thekson se rezultati është fakt i patjetërsueshëm ndërsa shton se tashmë ka ardhur momenti që të reflektohet dhe të bëhen analiza, se përse nuk u arrit mbështetja e durrsakëve.

LUAN HOTI NË FACEBOOK

“Të dashur qytetarë,

Të dashur demokratë,

Këtë muaj ne ishim bashkë, u pamë në sy, folëm për problemet 21-vjeçare të Durrësit tonë, sollëm zgjidhjet që ishin të realizueshme brenda vitit.

Në një fushatë ku në qendër të vëmendjes ishin qytetarët dhe qyteti ynë, jo partitë.

Takimet u bënë më të mëdha nga dita në ditë, ku çdo qytetar, çdo demokrat nisi të sillte edhe më shumë miq, të afërm, të njohur në takimet e rikthimit të qytetit qytetarëve.

Por ne nuk arritëm dot të bëheshim shumicë. Ky është fakt aq i patjetërsueshëm, sa ç’di unë atë që ma dëshironte zemra: që ndryshimi i madh të niste nga Durrësi.

Luftuam, sakrifikuam, punuam, dëgjuam. Tani është koha të reflektojmë dhe analizojmë jo vetëm pse nuk fitoi kandidati që ju propozuat po pse shumica e durrsakëve nuk na ndoqi dhe nuk doli për të votuar.

Unë dua të falenderoj çdonjërin prej jush që besoi në Partinë Demokratike, besoi te unë. Dua të falenderoj këdo që me mish e shpirt punoi në ekipin tonë për të ndryshuar Durrësin.

Unë nuk do rresht kurrë së punuari për të bashkuar të gjithë demokratët dhe për t’ia kthyer qytetin qytetarëve!”

Kujtojmë së në bashkinë e Durrësit fituese doli kandidatja e Partisë Socialiste Emrijana Sako, e cila arriti që të siguronte 39,090 vota, ose 58.46 %. Vendin e dytë e siguroi kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Muka me 19,844 vota.

Kurse, Hoti u rëndit i treti me 7,928 vota. /abcnews.al/

Kujtojmë së në bashkinë e Durrësit fituese doli kandidatja e Partisë Socialiste Emrijana Sako, e cila arriti që të siguronte 39,090 vota, ose 58.46 %. Vendin e dytë e siguroi kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Muka me 19,844 vota.

Kurse, Hoti u rëndit i treti me 7,928 vota. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!